Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-ministri i Ramës: Integrimi në BE po kthehet në propagandë, jo në reformë reale

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Rama, Ditmir Bushati, ka ngritur një sërë kritikash të forta ndaj mënyrës se si po trajtohet debati për integrimin europian të vendit.
Në një reagim të fundit, ai paralajmëron se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian po rrezikon të zhvishet nga përmbajtja e tij reale dhe të shndërrohet në një narrativë propagandistike, të bazuar më shumë në slogane politike sesa në transparencë, reformë dhe llogaridhënie.
Sipas tij, mungesa e një diskutimi të hapur dhe përfshirës po e largon opinionin publik nga thelbi i procesit, duke e reduktuar integrimin në një ushtrim teknik “kutizash të plotësuara”, në vend të një transformimi të vërtetë shtetëror e shoqëror.
Postimi:
Një debat që duhet të ishte thelbësor për të ardhmen europiane të vendit po deformohet nga propaganda dhe mungesa e transparencës së qeverisë së Edi Ramë. Ky është vëzhgimi edhe i ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisën në qeverinë Rama.
Në një reagim kritik, Ditmir Bushati ngre shqetësimin se procesi i anëtarësimit në BE po shndërrohet në një narrativë të mbushur me slogane si “kutiza të plotësuara” dhe “hendeqe të mbyllura”, ndërkohë që mungon një analizë reale mbi reformat dhe ndikimin e tyre në jetën e qytetarëve.
Sipas Bushatit, qeveria po promovon një imazh optimist të progresit, ndërsa në praktikë ka shmangur përfshirjen e publikut, institucioneve dhe grupeve të interesit në një proces që kërkon transparencë dhe llogaridhënie. Kjo qasje, sipas tij, jo vetëm që varfëron debatin publik, por rrezikon ta kthejë integrimin europian në një ushtrim propagandistik, larg nevojave konkrete të shoqërisë shqiptare.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinioni publik po orientohet rreth miratimit ose jo të Raportit për Piketat e Ndërmjetme të Komisionit Europian (IBAR) në fushën e sundimit të së drejtës.
Që në pikënisje procesi i bisedimeve ka vuajtur nga mungesa e transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies. Ndërsa BE-ja e ka bërë publik pozicionin negociues me Shqipërinë për të gjithë grupkapitujt, sikundër piketat e ndërmjetme që duhen përmbushur në lidhje me sundimin e së drejtës, pozicioni negociues i Shqipërisë është mbajtur konfidencial, duke mos i dhënë mundësi Kuvendit, shoqërisë civile, medias, akademikëve dhe sipërmarrjes që të jenë realisht pjesë e këtij procesi.
Sot jemi në një situatë paradoksale, ku nga njëra flitet për ‘kutiza të plotësuara’ e ‘92 hendeqe të mbushura’, për ‘besimin që kemi fituar nga ana e Komisionit Europian’, e madje se ‘Komisioni flet me vendet anëtare të BE-së në emrin tonë’; dhe nga ana tjetër, flitet për ‘bllokim të procesit’, duke u bërë zëdhënës të shqetësimeve të vendeve anëtare të BE-së. Për të perifrazuar psikologun e famshëm amerikan Herbert Simon, ky lloj informacioni krijon varfëri të vëmendjes.
Në mes të procesit të bisedimeve për anëtarësim në BE ka nisur edhe një fushatë informimi. Mirëpo, askush nuk po merr mundimin të shpjegojë se si standardet europiane po përkthehen në mirëqeverisje e progres shoqëror. Përkundrazi, komentohet ndërveprimi mes Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së, sikur të ishim spektatorë dhe jo protagonistë të fatit tonë. Ndërveprim, që ka ndodhur edhe në të shkuarën për nisjen dhe përfundimin e bisedimeve për
Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; për rekomandimin për statusin e vendit kandidat; për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Flitet në emër të Komisionit apo vendeve anëtare të BE-së, në mungesë të një analize të vërtetë për sfidat e panumërta që kemi përpara. Nuk ka asnjë diskutim se si e përmes cilave reforma do të bëhet Shqipëria një shtet modern europian në kuptimin e sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
Jemi rifutur në rrethrrotullimin e akuzave të ndërsjella politike duke shfaqur mungesë kapaciteti korrigjues për vonesat që në shumë raste i shkaktojmë vetë. Edhe sot, kur për shkak të gjeopolitikës, dera e anëtarësimit në BE është hapur, e kemi të vështirë të kuptojmë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia e klasës politike është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve që nuk kanë asnjë mëdyshje për rrugën europiane.
Në vend që të flasim për kapituj, kutiza, hendeqe, masa, apo ta përshkruajmë BE-në si një ndërtesë dykatëshe, ku në katin e parë vendos Komisioni e në katin e dytë vendosin vendet anëtare, dhe jo siç parasheh traktati i saj, na duhet një debat i vërtetë se si përmes ushtrimit të këtij procesi shtetkonsolidues do të garantojmë garën në jetën publike; integritetin e jetës politike; se si do të luftojmë metastazat e korrupsionit e krimit të organizuar në jetën publike dhe në sektorët kritikë të ekonomisë; se si do t’i japim fund modeleve të pandëshkueshmërisë; se si do të ndërtojmë një administratë mbështetur te merita e në shërbim të publikut; se si do të garantojmë autonimë e të zgjedhurve vendor, decentralizimin e kompetencave dhe shërbimeve për të forcuar kohezionin e komuniteteve; se kur shkollat tona do të jenë vatra të dijes dhe pjesë e rrjeteve të kërkimit europian; se si do të frenojmë ritmin e lartë të emigrimit dhe kur do të flasim për rritjen e popullsisë; se kur sipërmarrësit tanë do ta masin suksesin në bazë të riskut të marrë apo inovacionit dhe jo vetëm përmes tenderave të buxhetit të shtetit; se kur punëtorët do të ndjehen të shpërblyer për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik; se kur do të garantohet shenjtëria e pronës; se si do ta çlirojmë garën në ekonomi për çdo lekë që del nga buxheti i shtetit apo euro që vjen nga BE-së, duke zbatuar rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës së ndershme; se kur do të garantojmë cilësinë e ushqimeve që hamë; se kur do t’i japim kapitalizmit një fytyrë sociale duke rritur bazën e mirëqenies e ndarë në mënyrë të drejtë burimet dhe pasurinë e përbashkët; dhe kur do të flasim për një ekonomi që bazohet tek dija.
Natyrisht, lista e mësipërme nuk është shterruese. Por, ilustrim i faktit se pritshmëritë e njerëzve nuk mund të “ushqehen” me kapituj. Me pak fjalë, duhet të jemi në gjendje të ndërlidhim progresin në letër me realitetin e përditshëm. Debati duhet të përqendrohet tek mbrojtja e interesit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, tek sektorët që mund të kenë avantazh krahasues me ekonomitë e tjera. Të gjitha grupet shoqërore duhet të kyçen në këtë proces. Debati duhet të jetë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE. Për standardin e jetës së përditshme. Për punët e Shqipërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38