Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Shëndetësisë: Politika kontrollon shifrat, pse është rritur numri i të vdekurve

Ish-ministri i Shëndetësisë: Politika kontrollon shifrat, pse

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis deklaron se po manipulohen shifrat e të vdekurve nga Covid-19. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, ish ministri thotë se protokolli që po ndiqet është i saktë, por sipas tij, nuk ka munguar një tendencë e politikës për t’i pasur shifrat nën kontroll.

Kurse, duke komentuar shifrat e Institutit të Statistikave për vdekshmërinë në tremujorin e tretë të vitit, ish-ministri tha se nuk kemi të bëjmë vetëm me vdekje nga Covid. Sipas tij, mungesa e shërbimit spitalor, po bën që ta pësojnë personat me probleme kronike.

“Shifrat nga INSTAT nuk janë shifra puro Covid. Ka persona që kanë probleme shëndetësore dhe shkojnë me vonesë, sëmundje kardiovaskulare, njerëz me shërbime të munguara. Mungojnë shërbimet bazë të Infektivit dhe Sanatoriumit”, u shpreh Solis.

 

Të fundit