Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Shëndetësisë: U përdor strategjia e gabuar, popullsia është e rënduar psikologjikisht

Ish-ministri i Shëndetësisë: U përdor strategjia e gabuar,

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu komentoi tre ngjarjet e rënda, ku pacientët me COVID-19 janë vetvrarë si dhe menaxhimin e situatës.

Sipas Shehut strategjia e përdorur nga qeveria ka terrorizuar popullsinë.

“Unë sot nuk dua të bëj debat. U shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve. Jua tha ajo zonja heroike, të cilën e dëgjova me shumë vëmendje. Vonuan ta marrin përgjigjen e tamponit. Pastaj e kishte të shtruar në pavion me 5 të tjerë. Kjo nuk ndodh akund.

Pastaj e mbani mend kryeministrin çfarë thoshte. Mijëra viktima, kamionë me arkivolë, e në fund ushtria në rrugë. Të gjitha këto e kanë rënduar psikologjikisht popullsinë", tha Shehu për "Open".

Të fundit