Flash News

E-TJERA

Ish-ministri Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK

Ish-ministri Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit sot swrish në SPAK si person nën hetim lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Beqaj shoqërohej nga avokati tij, Ermal Yzeiraj, por që nuk bëri asnjë koment për mediat.

Ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre në mesin e muajit nëntor të 2023.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC..

 

 

 

Të fundit