Flash News

E-TJERA

Ish-ministri kritikon Ramën: Imuniteti parlamentar s'mund të kthehet në privilegj

Ish-ministri kritikon Ramën: Imuniteti parlamentar s'mund të

Ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, ka dhënë një vlerësim kritik për ndryshimet e fundit në qeveri dhe vendimin e mazhorancës për të mbrojtur Belinda Ballukun nga heqja e imunitetit parlamentar.

Në një intervistë për “Panorama”, Lleshaj thekson se imuniteti parlamentar nuk duhet të shndërrohet në mburojë për skandalet politike.

"Imuniteti parlamentar në kohën e sotme, dhe sidomos në Shqipërinë e sotme, është në të vërtetë një relike e padobishme… Çdo gjë tjetër do të ishte privilegj i pa drejtë. Me pak fjalë, zgjidhja më e mirë do të duhej të ishte gjetur në parimet e politikës dhe të moralit, pasi Kushtetuta dhe ligji në këtë rast duket se nuk e mbështesin qëndrimin refraktar ndaj organeve të zbatimit të ligjit", tha Lleshaj.

Ish-minstri paralajmëron se promovimi i të rinjve në poste të larta nuk mund të zëvendësojë përvojën dhe integritetin.

"Promovim i të rinjve nuk do të thotë katapultimi i tyre në poste të larta, prej nga do të bien me siguri shpejt, për t’u djegur kështu politikisht dhe profesionalisht… Funksionet e larta politike dhe shtetërore janë për ata që i kanë kaluar me sukses provimet jetës në aspektin profesional dhe, mbi të gjitha, kanë përballuar sprovat e karakterit përgjatë karrierës së tyre", ka tha Lleshaj.

Sa i përket ndryshimeve të fundit në qeveri, ish-ministi i cilëson thjesht reagime ndaj krizave dhe presioneve politike, dhe jo sinjal i reformimit të vërtetë.

"Sinjalet e reformimit normalisht jepen në fillim të mandatit… Në rastin e ndryshimeve masive aktuale, pak muaj pas ndërtimit të qeverisë re pas zgjedhjeve, nuk bëhet fjalë për reformë, por vetëm për një reagim ndaj një gjendje të re të krijuar në vend", u shpreh Lleshaj.

 

Të fundit