Flash News

E-TJERA

Ish-ministri kritikon Ramën: Mos u harxho me rezoluta për Iranin, Vuçiç flet me narrativa lufte

Ish-ministri kritikon Ramën: Mos u harxho me rezoluta për Iranin,

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kritikuar qëndrimin e Ramës i cili kërkoi një rezolutë për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin.

Në një postim në Facebook, Bushati tha se Rama duhet të mos harxhojë energji me rezoluta, por të kujdeset që prioritetet e Shqipërisë në rajon të mos i lihen inercisë. 

“Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë.

Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë”, shkruan Bushati.

Të fundit