Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Lulzim Basha është fati i Ramës, aset që të mban në pushtet përjetësisht

Ish-ministri: Lulzim Basha është fati i Ramës, aset që

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron Lulzim Bashën “fat” për kryeministrin Edi Rama. Kjo sepse ai shitet kollaj dhe çmimi është i ulët në raport me përfitimin, thotë Manjani.

Ky i fundit ironizon në rrjetet sociale se Basha është një “aset” që të mban përjetësisht në pushtet dhe që duhet mbrojtur.

“Me këtë “aset” shkatërrohen rregullat e zgjedhjeve; shumica elektorale mbetet rrugëve në opozitë; sigurohet super pushtet, sundim total.  Me këtë “aset” shkatërrohet çdo lloj opozite.

Mund të vrasësh çdo shpresë. Mund të largosh njerëzit nga politika e nga vendi. Me këtë “aset” bën sus një popull të tërë edhe kur ja çon çmimet e konsumit në papërballueshmëri.

Fat shumë i madh është të kesh përballë një falsitet të veshur me terital.  Fat për Ramën, por jo për vendin. Ai nuk është meme, por maskara e matrapaz”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Ky i fundit thotë se Gjykata e Tiranës duhet t’i japë drejtim çështjes së PD-së, duke theksuar se është me rëndësi demokracie dhe jo vetëm partie.

“Mbajtja e këtij “investimi” përdhunisht në selinë e një partie që nuk e do, është përfundim antidemokraci dhe që do ta në bjerë në kurriz të gjithëve, shumë më rëndë sesa deri më sot. Do u bjerë në kurriz edhe gjykatësve vetë, sepse edhe ata janë anëtarë të kësaj shoqërie”, shton ai.

Të fundit