Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Në samit mungoi një plan strategjik për zgjerimin

Ish-ministri: Në samit mungoi një plan strategjik për zgjerimin

Ish-ministri I jashtëm, Edmond Panariti, ka komentuar punimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

I ftuar në Euroneës Albania, Panariti tha se nuk kishte një plan strategjik për zgjerimin e unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Panariti theksoi se ishte moment i duhur që të veprohej njësoj si me bllokun lindor në vitin 2004, ku ru shkëput nga influence ruse.

“Ende nuk pati një plan strategjik sepse ndoshta ishte momenti për t’u vepruar siç u veprua dikur me bllokun lindor, ju kujtohet në vitin 2004 kur prevaluan arsyet strategjike, dhe në atë kohë për t’u shkëputur nga sfera e influencës ruse u kapërcyen disa kritere teknike dhe prevaloi si të thuash kriteri politik dhe gjeostrategjik sepse qëllimi ishte që Rumania dhe Bullgaria të shkëputeshin nga influenca ruse dhe ata u pranuan në union edhe pa plotësuar standardet dhe kriteret”, tha Panariti.

Të fundit