Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Negociatat me BE-në do të jenë një ferr i vërtetë për Ramën

Ish-ministri: Negociatat me BE-në do të jenë një ferr i 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se çelja e negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë një ferr i vërtetë për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Në një lidhje për Euronews Albania, Manjani e konsideroi ngritjen e flamurit evropian sot një gjest qesharak. Më tej, ish-ministri shtoi se negociatat do të vendosin në dukje disnivelin që Shqipëria ka me Bashkimin Evropian.

“Ngritja e flamurit, qesharake, nuk ka asnjë lajm të mirë për të dhënë. Jep lajme të sajuara. Për vonesën e kësaj dite, përgjegjësi është Rama. Kjo nuk është ngjarje kaq festive. Negociatat me BE-në do të jenë në ferr i vërtetë. Nuk ka parë asgjë ai, kur t’i vijnë një nga një fletët nga Brukseli që nuk ka bërë asgjë. Më këto negociata do të kuptojmë disnivelin që kemi më Bashkimin Europian”, u shpreh Manjani.

Bashkimi Evropian vendosi dje të hapë negociatat me Shqipërinë. Vendimi u mor në përfundim të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shqipëria futet kështu në një progres teknik që përfshin kontrollin e plotë të administratës dhe legjislacionit shqiptar.

Të fundit