Flash News

E-TJERA

Ish-ministri socialist: Integrimi është bllokuar, vendimi për Ballukun rrëzoi urën drejt BE-së

Ish-ministri socialist: Integrimi është bllokuar, vendimi për

Ish-ministri socialist Arben Malaj deklaron se procesi i integrimit europian të Shqipërisë është ndalur, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë zhvillim me vendimin e shumicës socialiste për të mos lejuar arrestimin e Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK.

I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, Malaj u shpreh se SPAK kishte ofruar alternativa të arsyeshme për masën e sigurisë, përfshirë arrestin me burg ose arrestin në shtëpi.

“Për mua integrimi është bllokuar për Shqipërinë që nga momenti kur PS bllokoi vendimin për Ballukun. SPAK është treguar i kujdesshëm, i dha dy mundësi, arrest me burg ose në shtëpi. Okej, është zonjë dhe mos të arrestohet në burg, por PS arrestin në shtëpi mund ta lejonte, nuk ka ndonjë gjë”, u shpreh ai.

Malaj ngriti gjithashtu dyshime mbi arsyet e këtij refuzimi, duke aluduar se kryeministri Edi Rama mund të ketë pasur frikë nga një precedent i ngjashëm.

“Ndoshta Rama ka pasur frikë se të njëjtën masë do e kërkonin edhe për të. Ky vendim rrëzoi urën drejt BE-së dhe e vetmja mënyrë që ura të vijojë është dorëheqja e Kryeministrit”, tha Malaj.

Të fundit