Flash News

E-TJERA

Marrja e provave në PD, ish-ministri thirrje prokurorëve: Të fiksojnë çdo gjë dhe të mbërdhejnë të pandehurin kronik Lulzim Basha

Marrja e provave në PD, ish-ministri thirrje prokurorëve: Të

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një thirrje për prokurorët që po marrin prova në selinë blu në funksion të hetimeve mbi atë çka ndodhi ditën e sotme në selinë blu.

Majani kërkon nga prokurorët që të hetojnë se kush hodhi gaz ndaj protestuesëve, çfarë lloji ishte gazi i hedhur, kush dhunoi kë, personat që ishin pas dyerve të blinduara dhe ndërhyrjen e policisë.

Manjani thekson se Prokuroria ka mundësi të hetojë situatën siç duhet dhe ta rrethojë selinë blu, që u kthye në skenë krimi. Sipas ish-ministrit, Prokuroria e Tiranës duhet "ta mbërdhejë të pandehurin kronik Lulzim Xhelal Basha, që gjithmonë ka shpëtuar me procedurë të stisur. Sot ai është i zënë në flagrancë brenda skenës së krimit që kreu me gjakftohtësi".

Të fundit