Flash News

E-TJERA

Ish-ministri thirrje socialistëve: Nesër kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen

Ish-ministri thirrje socialistëve: Nesër kërkojini publikisht

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u ka bërë thirrje publike socialistëve që në mbledhjen e së enjtes të strukturave drejtuese të Partia Socialiste e Shqipërisë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen “Balluku”.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Malaj e cilësoi këtë moment si një mundësi të artë për socialistët që, sipas tij, të vendosin interesin e Shqipërisë mbi atë partiak.

Sipas tij, mbledhja e radhës mund të shërbejë si një pikë reflektimi për partinë, duke e krahasuar situatën aktuale me zhvillimet e vitit 2005, kur PS përjetoi ndryshime të rëndësishme të brendshme.

Malaj theksoi se mesazhet e fundit nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian janë të qarta: çdo cenim apo pengim i drejtësisë është i papranueshëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit.

Të fundit