Flash News

E-TJERA

Ish-ministri tregon bisedën me Kastriot Myftarin pak kohë para vetëvrasjes: Më kërkoi ndihmë, ishte paditur nga Edi Rama

Ish-ministri tregon bisedën me Kastriot Myftarin pak kohë para

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar bisedën e fundit me gazetarin dhe publicistin Kastriot Myftaraj, pak kohë para se të hidhej nga kati i katërt i banesës ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se Myftaraj ishte paditur penalisht nga kryeministri Edi Rama dhe i kishte kërkuar ish ministrit që ta përfaqësonte si avokat.

Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në ëhatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri.

Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur… ”, shkroi Manjani.

Kastriot Myftaraj ndërroi jetë paraditen e së enjtes, pasi u vetëhodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

 

Të fundit