Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Zbërtheni mafien e incerimit! Dick Marty apo 'fajin e ka Berisha' janë kollitje që fshehin p*rdhët

Ish-ministri: Zbërtheni mafien e incerimit! Dick Marty apo 'fajin e ka

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se nëse zbërthehet afera e inceneratorëve ‘zbulohet’ mafia. Sipas tij është e njëjta mafia që vepron kudo.

“Nuk ka çështje tjetër që kërkon zbërthim ligjor dhe përgjegjësi penale. Aty është mafia e ulur këmbëkryq. Është po e njëjta mafie që trafikon drogë, përplas dhunshëm shqiptarët në emër të larjes së hesapeve, shpopullon vendit e madje shet edhe kufinjt shtetërorë. Po u zbërthye mafia e incenerimit del ashiqare mafia”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Ky fundit thotë se debatet në Parlament apo shprehja e shumë përdorur e PS se, fajin e ka Berisha”, janë për të tërhequr vëmendjen e kësaj çështjeje. Ndërsa rendit abuzimet e të ashtëquajturës aferë e inceneratorëve, ai thotë se faktet janë, ndërsa ironizon SPAK, duke theksuar se vetëm ai nuk i sheh.

“Parlamenti i së enjtes, Dick Martin, "fajin e ka Berisha" e propaganda e Yurit janë thjesht kollitje që fshehin pordhët.  Skema e inceneratorëve tregon thelbin e gjësë.  E kuptoni apo jo? Lidhen kontrata për incenerim, po ska inceneratorë. Vjedhja e parë.

Pastaj i futën paratë që vodhën në skemë evazioni për të vjedhë edhe taksat. Vjedhja e dytë. Kjo nuk është më shpërdorim i detyrës, por vjedhje dyfish në detyrë!  Krim i organizuar deri në detaj. Krim financiar, urban e mjedisor. Veprimtari e pastër mafioze.

Nuk është punë Lefteri, Alqi, aq më pak Pëllumb Abeshi kjo punë. Është një sude-shtet i përfshirë në këtë veprimtari mafioze. Kjo tashmë është e qartë kristal. Vetëm SPAK nuk e sheh”, shton ministri.

Të fundit