Flash News

E-TJERA

Ish-negociatori për detin: Dendias erdhi me nxitim, ka një çështje më emergjente se Shqipëria

Ish-negociatori për detin: Dendias erdhi me nxitim, ka një

Artur Meçollari, ish-negociatori për çështjen e detit, tregoi se ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, erdhi për ta mbyllur me nxitim çështjen në fjalë, pasi ka një emergjencë më të madhe se Shqipëria.

I ftuar në Ora News, ish-negociatori tha se Shqipëria nuk e ka në axhendë detin, ndërsa dikush tjetër po tenton t’ia diktojë. Meçollari pohoi se Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare, pavarësisht se Dendias dhe Xhaçka ranë dakord që çështja e detit të shkojë në Hagë.

“Nëse ne nuk kemi një projekt dhe një axhendë dikush tjetër do ta diktojë. Nga mënyra se si u artikulua nga Dendias u duk se ai kishte ardhur sepse ka një nxitim për këtë çështje, pasi ka një çështje më emergjente se sa Shqipëria, atë me Turqinë. Ka një sfond ku pranohen çështjet. Në momentin që Cipras mori pushtetin, 4 ditë më parë qeveria dorëzoi një dokument në gjykatën e Hamburgut dhe Hagës. Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhen e marrëveshjeve. Nëse do të shkonte me Turqinë për detin, duhet të abrogojë gjithë dokumentet që ka dërguar”, u shpreh Meçollari.

Të fundit