Flash News

E-TJERA

Ish-nënkryetari i FRPD i kthehet Bashës: Sharlatan dhe humbës serial zgjedhjesh, jep dorëheqjen

Ish-nënkryetari i FRPD i kthehet Bashës: Sharlatan dhe humbës
Lisandër Hoxha

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka ashpërsuar tonet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes që shënoi PD në zgjedhjet e 25 prillit. Duke e quajtur "humbës serial" zgjedhjesh dhe të betejave politike, ai kërkon dorëheqjen e Bashës.

"Ti, humbës serial zgjedhjesh dhe betejash politike, mos pretendo të vazhdosh të mbash peng pluralizmin e vendit! Sot i fale Edi Ramës mandatin e 3, një risi kjo në Shqipëri. Sot prisja të shihja një të penduar që do të dorëhiqej dhe jo një sharlatan që nuk kishte as sensin minimal të pergjegjësisë politike dhe moralit njerëzor për humbjen e paimagjinueshme", shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Ai kërkon që demokratët të bëhen bashkë për ta larguar Bashën nga drejtimi i partisë , duke theksuar se koha e këtij  të fundit ka mbaruar. Humbja në zgjedhje ka sjellë reagime nga ana e të djathtëve, të cilët kërkojnë që Basha të mbajë përgjegjësi për këtë rezultat, duke ia adresuar atij faturën e dështimit.

Ish-presidenti Bujar Nishani, ish-deputeti Genc Pollo, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri dhe së fundmi Hoxha, janë rreshtuar krah kritikëve të cilët kërkojnë largimin e kreut të PD, Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00