Flash News

E-TJERA

Ish-partnerja i kërkoi 41-vjeçarit të ndalte përndjekjen, detaje nga plagosja në Korçë

Ish-partnerja i kërkoi 41-vjeçarit të ndalte përndjekjen,


Detaje të reja janë zbardhur lidhur me incidentin e plagosjes në qytetin e Korçës. Mësohet se autori i dyshuar, Ilia Cani, ndodhej në rrugë në lagjen nr. 4 kur ish-partnerja e tij e ndaloi dhe i kërkoi që të ndalonte përndjekjen ndaj saj.

Kjo përplasje verbale mes tyre eskaloi shpejt në dhunë, dhe Cani nxori një thikë, duke e plagosur rëndë ish-partneren e tij.

Policia ka arrestuar autorin menjëherë pas ngjarjes, ndërsa njofton se ky nuk është rasti i parë i ndalimit të tij, pasi 41-vjeçari ka qenë i përfshirë në përndjekjen e viktimës edhe më parë.

Të fundit