Flash News

E-TJERA

Ish-presidenti i Federatës Italiane: Duka ndërhyu te FIFA për të bllokuar De Biazin të bëhej trajneri i "të kaltërve"

Ish-presidenti i Federatës Italiane: Duka ndërhyu te FIFA për

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekoi, është shprehur se presidenti i FSHF-së Armand Duka, bllokoi nëpërmjet FIFA-s firmosjen e Gianni De Biazit si trajneri i Italisë në vitin 2016.

Në një prononcim për “Radio Punto Nuovo”, 77-vjeçari rrëfeu se pas rënies së kandidaturave të Capelo-s dhe Donadonit, dy emrat e tjerë ishin De Biazi dhe Piero Ventura.

Tavekoi thekson se Duka ndërhyu te FIFA, e cila nuk autorizoi ish-trajnerin e Shqipërisë të merrte drejtimin e 4 herë kampionëve të botës, duke bërë që Ventura të emërohej trajner i “të kaltërve” në vitin 2016.

“Fillimisht i kërkova Kapelos të bëhej trajneri i Italisë. Gjërat dukeshin se po shkonin në drejtimin e duhur, por ai ndryshoi rrugë. Unë i ofrova 4 milionë euro. Donadoni ishte kandidatura e dytë, por presidenti i Bolonjës refuzoi. Mbetën De Biazi dhe Ventura. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ndërhyri te FIFA dhe bllokoi De Biazin. Presidenti i Komitetit Olimpik Italian më telefoni. Kisha marrëveshjen që Marçelo Lipi të emërohej drejtor teknik i kombëtares sonë dhe Ventura trajner. Por, ky kishte konflikt interesi me të birin, Daviden. Autoritetet e sigurisë financiare erdhën për të kontrolluar, por nuk gjetën asnjë shkelje”, u shpreh ish-presidenti i Federatës italiane, Karlo Tavekio.

Të fundit