Flash News

E-TJERA

Ish-Presidenti i Tiranës ndërron jetë nga Covid-19

Ish-Presidenti i Tiranës ndërron jetë nga Covid-19
Metush Seferi

Futbolli shqiptar ka pësuar një tjetër humbje nga Covid-19. Ish-Presidenti i Tiranës, Metush Seferi nuk ka mundur t'i mbijetojë dot koronavirusit.

Lajmin e bëri me dije Presidenti i FSHF, Armand Duka, duke e quajtur një nga nga kontribuesit e çmuar të futbollit kryeqytetas. Seferi kontribuoi për Tiranën në vitet ’90 kur ekipi kryeqytetar fitoi disa trofe.

"Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-Presidentit të Tiranës, që fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me virusin COVID-19. Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës", shkruan Duka.

Të fundit