Flash News

E-TJERA

Ish-presidenti Topi komenton liderët e politikës: Basha është pa karakter! Ramës i duhet Berisha në parlament

Ish-presidenti Topi komenton liderët e politikës: Basha
Në foto/ Ish-presidenti Bamir Topi

Pak ditë nga nisja e punimeve të parlamentit të ri, ish-presidenti Bamir Topi komentoi qeverinë e re "Rama 3" dhe njëherazi foli për liderët e politikës shqiptare.

I ftuar në emisionin "Top Talk" në  Top Channel, Topi u shpreh se opinionin e tij e përforcon fakti se nuk ka asnjë reagim nga opozita ndaj lëvizjeve të kryeministrit Edi Rama.

"Basha është pa karakter. Çdo sjellje e një individi ngrihet mbi një karakter. Shqipëria është këtu dhe sot po diskutojmë për mandatin e 4 dhe pse po e krijon këtë psikozë dhe nuk ka asnjë fjalë nga opozita. Atëherë problemi nuk është majtas, por djathtas", është shprehur Topi.

Topi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama duke theksuar se në fjalimin e mbajtur në shpalljen e qeverisë së re, ai nuk foli si kryeministër i vendit, po si një njeri që kontrollon PS-në dhe dominon politikën shqiptare.

"Nëse ka një sjellje të çuditshme në kushtet e Shqipërisë ku në fjalimin e parë ku projektohet qeveria e re nuk ka asnjë fjalë për qeverisjen. Rama nuk foli edhe një fjalë për ti dhënë fizionominë e një njeriu që drejton qeverinë, por u kujdes që të krijojë një psikozë të re për qeverinë duke thënë se mandati i tretë është i vështirë, por që tek i 4-ti duhet të jemi shumë më të vëmendshëm. Në gjendjen psikologjike të këtij njeriu është krijuar një psikozë që duke kontrolluar PS dhe duke krijuar rilindjen, duke dominuar politikën shqiptare, ai mendon sot jo si kryeministër i shqiptarëve. Nëse gjërat kanë rrëshqitur deri këtu përgjegjësia është e këtij individit tjetër këtu", është shprehur Topi.

Topi  refuzoi të përgjigjej nëse ish-kryeministri Sali Berisha është njeriu i duhur që mund të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ai tha se njeriu më i interesuar që Berisha të jetë në parlament, është Rama.

"Nuk dëshiroj të merrem më me Berishën, në sensin e një historie që kur unë jam përplasur shumë njerëz ose kanë heshtur, ose janë atashuar krah tij. Njeriu më i interesuar që Berisha të jetë në Parlament është Rama", shtoi ish-presidenti.

 

 

Të fundit