Flash News

E-TJERA

Kallëzohet në SPAK anëtari i KPA, akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie

Kallëzohet në SPAK anëtari i KPA, akuzohet për fshehje dhe

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, është kallëzuar në SPAK nga ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë.

Hajdari akuzohet për falsifikim dokumentesh me qëllim të zgjidhet anëtar i Komisionit të Rivlerësimit. Sipas kallëzimit, Hajdari ka bërë deklaratë të rreme para Komisionit Ad Hoc të Kuvendit, krahasuar me të dhënat që shkruan në CV-në e tij.

Aty Hajdari ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2022-2004, dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite. Në Kuvend ai ka thënë se ka ushtruar profesionin e juristit për 17 vite, kur nuk mund të punonte jurist në administratë dhe njëkohësisht të ushtronte edhe profesionin e avokatit.

Denoncuesit e akuzojnë Hajdarin për deklarim të rremë të të dhënave dhe ‘fshehje të të ardhurave’ pasi për herë të parë në organet tatimore ai është regjistruar në vitin 2007, për të kryer profrsionin e tij si jurist.

Sipas tyre, Hajdari nuk ka deklaruar fare të ardhura gjatë vitit 2017, ndërsa gjatë intervistës në Kluvend është shprehur se ka përfaqësuar dhe mbrojtur disa çështje gjyqësore.

“Krijohen dyshime se ai ka krijuar të ardhura nga avokatia gjatë vitit 2017, por nuk i ka deklaruar në tatime dhe, si rrjedhim, nuk i ka deklaruar as në deklaratën e tij të pasurisë”, pretendojnë denoncuesit të cilët shtrojnë pyetje se si janë përballuar prej tij shpenzimet për jetesë dhe si janë paguar taksat fikse të ushtrimit të aktivitetit të tij”, thuhet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

Të fundit