Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Për Martinajn po vendosen baste

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Për Martinajn po vendosen baste

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar aksionin e policisë në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Beci e quajti operacionin një telenovelë teksa tha se për “mbretin” e lojërave të fatit po vendosen baste. Beci tha se fakti që kanë pritur 4 muaj do të thotë që ka pasur mungesë sigurie për ruajtjen e pacënushmërisë.

“Është bërë si një telenovelë dhe është bërë si një enigmë që të gjithë janë kurioz çfarë do të ndodhë, sa arrijnë deri në vendosje bastesh. Për ironi të fatit bosi i basteve po vendosen baste për të.

Fakti që kanë pritur 4 muaj dhe që nuk kanë shkuar aty do të thotë që ka pasur një mungesë sigurie për ruajtjen e pacënueshme të integritetit të punonjësve të policsë, ka përbërë rrezikshmëri hyrja në atë zonë. Fakti që kanë hyrë pas 4 muajsh me vonesë, tregon se diçka nuk ka shkuar në kontrollin e territorit të asaj zone”, tha Beci.

Të fundit