Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori i Vlorës kërkon që t'i kthejnë makinën, SPAK dyshon se ia kanë blerë trafikantët e drogës

Ish-prokurori i Vlorës kërkon që t'i kthejnë
Maksim Sota

Ish-prokurori i Vlorës, Maksim Sota ka kërkuar mjetin që i është sekuestruar nga SPAK-u. Ky i fundit i ka sekuestruar makinën Sotës, pasi dyshohet se e ka dhuratë nga trafikantët.

Ish-prokurori ka apeluar masën e sekuestros, ndërkohë që seanca, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do ja kthejë apo jo mjetin do të mbahet më 27  korrik.

Emri i tij doli në përgjigjmet e operacionit "Shpirti". Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Nga të penduarit, që "zbërthyen" edhe grupin kriminal, Sota akuzohet se ka qëndruar në shtëpi, qeraja e së cilës paguhej nga trafikantët e drogës.

Të fundit