Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori: Ka dyshime të forta se prokurorët e SPAK nuk kanë hetuar faturat e hoteleve të Ahmetajt

Ish-prokurori: Ka dyshime të forta se prokurorët e SPAK nuk kanë

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur lidhur me disa publikime, sipas së cilave, ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka përfituar pagesa nga Klodian Zoto për udhëtime jashtë vendit.

Beci u shpreh se ka shumë dyshime se prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho nuk kanë hetuar faturat e hoteleve që Zoto ka paguar për Arben Ahmetaj. 

“Ka dyshime të forta se prokurorët e SPAK nuk kanë hetuar faturat e hoteleve të Ahmetaj”, tha Beci në Top News.

Përsa i përket kallëzimit që gazetari Adriatik Doçi ka bërë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dy prokurorët si dhe për ish-ministrin, Beci thotë se “Prokuroria do të vendos mbi fatin e kallëzimit brenda 15 ditëve”.

Të fundit