Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori për rastin “Gjici”: Është më shumë se një vepër penale

Ish-prokurori për rastin “Gjici”: Është më

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi video-skandalin e fundit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili shfaqej në momente intime me një vajze në zyrën e bashkisë.

I ftuar në News 24, Hajdari tha se rasti i Gjicit për të, është më tepër se sa një vepër penale.

“Rasti i kryebashkiakut të Kukësit, për hir të masës që mori, nuk ka rëndësi kualifikohet në vepër penale apo jo. Për mua është më shumë se një vepër penale”, u shpreh Hajdari.

Hajdari foli edhe për arrestimin e Vangjush Dakos dhe tha se gjatë hetimeve, për ish-kryebashkiakun e Durrësit mund të dalin vepra të reja penale.

“Prokuroria nuk ka pengesë të hetojë për veprimtari të tjera të Dakos. Për atë do hetohet dhe mund të dalin vepra të tjera penale. Hetimet nuk duhen paragjykuar. Mendoj se në administratë problemi më i madh është korrupsioni. Këtu duhen rregullime ligjore që përgjegjësia të jetë direkte sepse ne akoma procedurat e tenderimeve bëhen nga nivelet teknike të institucioneve. Drejtimi politik nuk është i përfshirë, por kjo histori duhet zgjidhur”, tha Hajdari.

Të fundit