Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori: Pse në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram dr*gë?

Ish-prokurori: Pse në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më

 Ish-prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. Në një intervistë për A2 CNN, ai deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore.

“Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë informacion mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Infrastrukturë ligjore kemi, por ajo lë për të dëshiruar,” tha Beçi.

Sipas ish-prokurorit, që nga viti 2022 nuk është kapur asnjë sasi droge në portin e Durrësit, Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar. Ai e konsideron këtë situatë të pazakontë dhe shqetësuese:

“Si ka mundësi që në portin e Durrësit nuk kapet asnjë gram, e jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!”
Beçi gjithashtu theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10% e drogës që qarkullon, por në Shqipëri situata duket edhe më e rëndë.

“Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk kanë një përgjigje për këtë paradoks,” shtoi ai.

Të fundit