Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori: SPAK kryen shumë pak hetime proaktive në fushën e korrupsionit

Ish-prokurori: SPAK kryen shumë pak hetime proaktive në fushën e

Ish-prokurori Besnik Muçi shprehet se SPAK-u kryen pak hetime proaktive në fushën e korrupsionit.

I ftuar në MCN TV , ai tha se  ky është një fakt që tregon nuancat e ndikimit politik te Prokuroria e Posaçme.

Muçi vë në dukje se shumica e hetimeve janë historike, pra post-factum, dhe nuk kryhen në kohën që ndodh një aktivitet i caktuar kriminal.

“Nuk jam në gjendje të them që Prokuroria është nën urdhrat politike të qeverisë dhe Parlamentit. Por nuanca të ndikimit politik ka. Si profesionist shoh që ka shumë pak hetime proaktive në fushën e korrupsionit. Hetim proaktiv do të thotë që Prokuroria të vihet në dijeni që ka një aktivitet kriminal në fushën e korrupsionit, ta hetojë me metoda speciale, psh. vëzhgim, përgjim.

Të hetojë ndërkohë që aktiviteti zhvillohet. Ka shumë pak hetime të tilla proaktive. Ne kemi raste të abuzimit me fondet aktive pa fund, dhjetëra, qindra, miliona euro, dhe shumë pak raste ka, ose fare, nuk shoh ndonjë rast që të jetë njëkohësisht me zhvillimin e tenderat e 5D-ve në bashki, të bënte edhe hetim Prokuroria. Imagjino sa e bukur do ishte, që aktiviteti kriminal të ishte hetuar njëkohësisht me veprimtarinë e tyre. Duke mos patur hetime proaktive, mbetemi te hetimet historike, post-factum”, tha ish prokurori. 

Të fundit