Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori tregon dy grupet që ‘kërcënojnë’ SPAK-un

Ish-prokurori tregon dy grupet që ‘kërcënojnë’

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka treguar dy grupet të cilat me shumë mundësi, tentojnë të shantazhojnë apo të kërcënojnë SPAK-un.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Hajdari tha se krimi i organizuar dhe zyrtarët e lartë të cilët janë nën hetim, mund të kërkojnë mundësi për të ‘blerë’ SPAK-un, për shkak se janë persona që i tremben hetimeve.

“Është dhimbje e madhe që lidershipi në Shqipëri nuk është i sinqertë për të kërkuar dhe ndihmuar që të kemi organe të pavarura. Për ta blerë SPAK,  janë atë persona që kanë frikë nga hetimi i SPAK. SPAK heton korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar dhe nga dy grupe vijnë dhe kërcënimet dhe shantazhet. Ne SPAK e kemi të pavarur në kuadrin e formales”, tha Hajdari.

Të fundit