Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori:Krimi investon në lingota ari, në kriptovaluta i vështirë identifikimi nga autoritetet

Ish-prokurori:Krimi investon në lingota ari, në kriptovaluta i

SPAK ka publikuar një bilanc të rëndësishëm për grupin kriminal të drejtuar nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, pas sekuestrimit të 10 milionë dollarëve në kriptovaluta nga portofoli dixhital i këtij grupi.

Ata dyshohet se kanë edhe lingota ari të cilat nuk janë sekuestruar ende nga SPAK.

Ish-prokurori Besnik Muçi tha në Opinion se këto janë dy format, më e vjetra dhe më e reja ku investon krimi.


“Janë dy format, është forma më e vjetër në botë dhe forma më e re. Lingotat e arit [më e vjetra] kanë disa vjet që qytetërimi ruan pasurinë në lingota ari, në ar. Forma e re është kriptovaluta. Të dyja këto janë forma mjet shkëmbimi”, tha Muçi.

Ai u shpreh se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë, që krimi investonte në 40 kilogramë lingota ari.

Do jetë si koshere bletësh, do vijnë njerëzit të gërmojnë tani ku është ari. 40 kile ar i pastër”, tha ai.


Sa i përket kriptovalutave, Muçi tha se krimi tërhiqet nga kjo formë pasi është e vështirë të identifikohet nga agjencitë ligjzbatuese.

“Ata e dinë mirë që agjencitë ligjzbatuese sidomos në Shqipëri, une di që s’jemi ende të përgatitur të bëjmë hetime të kësaj natyre. Edhe në rang global është shumë e vështirë për t’u zbuluar pasuria në kriptovalutë nga agjencitë ligjzbatuese. Jam i sigurt. Kapjet që bëjnë agjencitë ligjzbatuese duhet të jenë shumë minore, minimale në raport me vlerën që qarkullon”, tha Muçi

Të fundit