Flash News

E-TJERA

Ish-prokurorja Imeraj: Pse porositësi i ekzekutimit të Nikulajt zgjodhi vrasës të huaj

Ish-prokurorja Imeraj: Pse porositësi i ekzekutimit të Nikulajt

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka treguar arsyen se pse porositësi ka zgjedhur anëtarë nga shtete të tjera, dhe jo nga territori i Republikës së Shqipërisë.

E ftuar në Klan News, Imeraj u shpreh se ka pasur një plan të mirëmenduar nga ana e porositësit, i cili ka zgjedhur shtetas të huaj për të kryer atentatin me qëllim që të siguronte minimizimin e gjetjes së gjurmeve.

Sipas Imerajt, porositësi ka menduar se nëse do të zgjidhte shtetas shqiptarë, do të ishte më e lehtë nga ana e autoriteve të gjurmoheshin.

Ish-prokurorja tha se ka pasur një kosto të lartë si atentat duke marrë në konsideratë edhe akomodimin e shtetasve të huaj.

“Bëhet fjalë për një plan të mirëmenduar. Porositësi ka patur një ide të qartë se si do realizohej ardhja e pasojës dhe cilët janë personat që do përfshinte. Në kushte normale, porositësi mund të kishte siguruar dhe vrasës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Realizimi i një formati të tillë me shtetas të huaj të sjellë që andej para 2 muajsh, pra ka parapërgatitur zonën, terrenin dhe të gjitha me radhë, ka dashur ose më saktë qëllimi ka qenë jo vetëm i ardhjes së pasojës nëpërmjet këtyre autorëve, por edhe evitimit të gjetjes së gjurmëve.

Në idenë e porositësit, sipas mendimit tim, është për të bashkëpunuar ose për të gjetur autorë nga shtete të tjera lidhet me faktin që të evitojë ose minimizojë gjetjes së gjurmëve të veprës penale që kishte ndërmend të kryente dhe që realisht erdhi dhe ndodhi si pasojë. Marrja e shtetasve të huaj, sjellja e tyre këtu, akomodimi i tyre, krijimi i kushteve për njohjen me zonën, territorin, mbajtja e tyre kjo përkthehet edhe me kosto e cila është pjesë e planit të mirëmenduar”, u shpreh Imeraj.

Të fundit