Flash News

E-TJERA

Bushati propozim Ramës: Tre reformat që duhet të ndërmerren urgjent

Bushati propozim Ramës: Tre reformat që duhet të ndërmerren

Ish-deputeti socialist Ervin Bushati i ka bërë një propozim public kryeministrit Rama.

I ftuar në studion e ‘Now’ në Euronews Albania, Bushati ka renditur tre reformat që sipas tij, qeveria duhet t’i ndërmarrë urgjent dhe t’i realizojë. Ndër to, është edhe vetting për administratën e lartë

“Duhet të ndërmerren 3 reforma të tjera të mëdha: një ajo e financave publike. Qytetarët kanë problemin e çmimeve, të inflacionit, nuk është e drejtë që TVSH e një kg mielli të jetë e njëjtë me atë të një makine, duhen ulur dhe duhen ngritur në disa vende që të kemi drejtësi sociale. E dyta s’kemi një treg kapital funksional, dhe e treta me shtetin dhe administratën. A duhet këta të administratës së lartë të kalojnë një lloj vetingu siç po ndodh me drejtësinë. Nuk mund të presim drejtësinë hyjnore nga drejtësia”, tha Bushati.

 

Të fundit