Flash News

E-TJERA

Ish-të përndjekurit politikë hyjnë në grevë urie: Dalim vetëm të vdekur

Ish-të përndjekurit politikë hyjnë në grevë urie:

Gjashtë ish-të burgosur politikë po zhvillojnë prej 4 ditësh një grevë urie jashtë godinës së ish-të përndjekurve politikë, që ndodhet vetëm pak metra larg Parlamentit.

Ata kanë kërkuar që t'u plotësohen disa kërkesa, ku më kryesorja është pensioni suplementar. Po ashtu, ata kërkojnë pagesat për punën e kryer në burg, që nuk u është paguar, si dhe mos preket godina e ish-të përndjekurve politikë.

Sakaq, sot një prej grevistëve të urisë u dërgua me urgjencë drejt një prej qendrave spitalore, ndërsa u transportua me Urgjencë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Agim Kollçaku, i cili ka qenë në grevë edhe në vitin 2012 ku u dogj Lirak Bejko thotë se duan takim me kryeministrin Rama. Ai thotë se vetëm të vdekur “dalin nga greva e urisë”.

Të fundit