Flash News

E-TJERA

Ish-zv.kryeministria: Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur anëtarët e PD-së bolshevikë

Ish-zv.kryeministria: Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur

Ish-zëvendëskryeministria Ledina Mandia ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha për gjuhën e përdorur ndaj anëtarësisë së partisë.

E ftuar në studion e Euronews Albania, Mandia u shpreh se gjuha e përdorur kundrejt anëtarësisë që mori pjesë në ‘Foltoret’ e Berishës, është e papranueshme. Sipas saj, Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur anëtarët demokratë bolshevikë.

“Taktikisht Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur anëtarët e PD bolshevikë, linçues dhe pastaj hajna dhe epitete të tjera apo duke fyer inteligjencën e tyre. Gjuha që një lider duhet të ketë një karshi anëtarësisë dhe delegatëve duhet të jetë e përshtatshme. Një lider duhet të bashkojë forcën politike. Qëllimi nuk është të përjashtohen anëtarë të PD, por të anëtarësohen më shumë dhe vëmendja të drejtohet ndaj regjimit Rama. Gjuha ka qenë më e ashpër ndaj anëtarësisë së PD se ndaj regjimit”, tha Mandia.

Të fundit