Flash News

E-TJERA

Ish-zv.ministri i Financave: S’ka arsye për rritje të çmimit të energjisë, 6 muajt e fundit Shqipëria ka patur më shumë eksport

Ish-zv.ministri i Financave: S’ka arsye për rritje të

Ish-zëvendësministër i Financave, Elton Haxhi ka deklaruar se shpallja e gjendjes së emergjencës energjetike mund të jetë e justifikuar në kushtet kur operatorët e tregut energjetik nuk kanë mundësi për të siguruar burimet e nevojshme. Në një intervistë për Euroneës Albania, Haxhi shton se VKM-ja e miratuar sot jo domosdoshmërish çon në rritjen e çmimit të energjisë.

“Shpallja e gjendjes së emergjencës energjetike mund të jetë e justifikuar në kushtet kur operatorët e tregut energjetik nuk kanë mundësi për të siguruar burimet e nevojshme për t’u hedhur në rrjetin energjetik, por megjithatë kjo nuk do të thotë se automatikisht do kemi rritje çmimesh pasi VKM që është miratuar sot jo domosdoshmërish të çon në këtë drejtim”, tha ai.

Bazuar në bilancet e gjashtëmujorit të fundit, ish-zv.ministri thotë se Shqipëria ka patur më shumë eksport se import dhe në këto kushte rritjen e çmimit të energjisë elektrike e cilëson të tepruar.

“Nëse do ketë një paketë mbrojtjeje për shtresat në nevojë, nënkupton se kemi rritje çmimi dhe pastaj do mbrojmë disa shtresa, dhe disa të tjera nuk do i mbrojmë. Nuk e shoh situatën të shkojmë drejt një rritje çmimi, sepse kemi një rritje çmimi në tregjet ndërkombëtare pasi ky ka qenë një vit jo i keq energjetik, pasi nëse shohim bilancin e gjashtëmujorit kemi eksportuar më shumë se sa kemi importuar”, shtoi ai.

 

Të fundit