Flash News

E-TJERA

Ish-zv.ministri: Irani na ka marrë shenjat e gishtërinjve, do t’i përdorin kundër nesh

Ish-zv.ministri: Irani na ka marrë shenjat e gishtërinjve, do

Avenir Peka, ish-zv.ministër, deklaroi se nga sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri janë sekuestruar gjurmët e gishtërinjve të qytetarëve.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Peka u shpreh se shenjat e gishtërinjve do të përdoren kundër nesh, teksa tha se bëhet fjalë për një databazë shteti. Peka shtoi se vendimi i qeverisë nuklidhet me sulmin.

“Ata kanë që nga shenjat e gishtërinjve të qytetarëve që i kemi dorëzuar, pasi në e-Albania është lidhur gjithçka. Potenciali i dëmit është i madh, se dimë si do transferohet në të ardhmen. Vendimi i qeverisë nuk lidhet vetëm me këtë akt. I lëvdoj shërbimet sekrete se nuk ka ndodhur një sulm terrorist ndërkohë që ka pasur tentativa. Është bërë një punë e shkëlqyer për mbrojtjen e qytetarëve”, tha Peka.

 

Të fundit