Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-zv.ministrja e Financave: Pse duhet të braktiset modeli financiar i Zotos për inceneratorët
Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka bërë një analizë të shkurtër ku ka shpjeguar se pse qeveria shqiptare duhet të braktisë ‘modelin e Zotos’ për incenerim e mbetjeve.
Në një postim në Facebook, Beqiraj bën një paralelizëm me një incenerator në Vjenë, që sipas saj, ajri i cili nxjerr është i padëmshëm për shkak të metodës që ka zgjedhur për të përpunuar mbetjet.
Beqiraj shkruan se modeli i Zoto duhet të braktiset njëherë e mirë pasi djegia e mbeturinave në Shqipëri kushton 51,49 Euro, ndërsa vetë Rama e ka renditur si çmimin më të ulët në rajon. Beqiraj thotë se pikërisht ky model i Zotos është marrëzi që duhet të braktiset pasi përvoja e vendeve të zhvilluara ka treguar se për shkak të nevojës për përmirësime të kushtueshme, disa nga këto sipërmarrje kanë falimentuar.
Postimi:
Kushdo që ka udhëtuar një herë në Vjenë ka parë se në hyrje të saj ka një djegës . Krenaria e drejtuesit të saj është se në oxhakun e djegësit lejlekët ngrenë folenë, çka do të thotë që gazrat që lëshohen në ajër janë të padëmshëm.
Sipas të gjitha raporteve që unë kam lexuar, djegia është një nga proceset më të shtrenjta të trajtimit të mbetjeve. Sipas studimeve mesatarisht kosto totale për djegien e një ton mbetje pasi të ndodhte procesi i ndarjes në burim në 2001 ishte 71 euro. Sot kostoja është rreth 134 euro për ton .
Dy Zërat kryesorë të kostos në incenerim janë:
i)kostot për realizimin e djegies, pasi temperatura e furrës duhet mbajtur mbi 800 °C dhe ii) kosto e filtrave, e cila është rreth 40-45% e kostos së përgjithshme. Janë filtrat që reduktojnë emetimit të gazrave të dëmshme në ajër, edhe bëjnë të mundur që edhe ajri rreth oxhakut të jetë i pastër .
Në studimin e fisibilitetit, për djegesin e Tiranës ( tabela më poshtë) çmimi i djegies së një toni mbetje të pandarë në burim ( kosto për koncesionarin + fitimin e tij) paraqitet 51 euro ku 29 euro do të mbuloheshin nga buxheti i shtetit edhe 22 euro nga shitja e energjisë edhe e skrapit .
Me një analizë të thjeshtë të kostove kuptohet përse modeli financiar i Zotos duhet braktisur, edhe llogaritjet duhen bërë nga e para.
Mosndarja e mbetjeve në burim para depozitimit të tyre tek djegësat siç është rasti i Shqipërise sjell problematikën e djegies së mbetjeve me lagështi të lartë dhe fuqi kalorifike të ulët, e për pasojë uljen drastike të temperaturës së furrës, e cila në rast se nuk rritet duke injektuar lëndë djegëse, shpie në djegie jo të plotë, ku përtej mbetjeve të padjegura plotësisht , përftohen edhe dioksina dhe furane, tepër të rrezikshme për shëndetin. Këto produkte, në rast se emetohen për një kohë të gjatë bllokojnë filtrat, të cilat duhen rikuperuar ose ndërruar.
Ndërkohë që raportet e bankës botërore sqarojnë se për të menaxhuar procesin e ndarjes së mbetjeve në burim nevojiten 56 USD për ton, përtej kostove të djegies së tyre.
Atëherë si ka mundësi që në Shqipëri edhe ndarja që presupozohet të bëhet nga koncensionari edhe djegia e tyre të kushtojë 51,49 Euro ? Në deklaratat e tij në komision parlamentar Kryeministri e ka renditur çmimin e ulët tek arritjet e qeverisë në hartimin e partneritetit publik privat. Në fakt kjo është vetëm një shaka tragjike .
Gjermanët e GIZ e paralajmëronin qeverinë që e vetmja mënyrë për të inceneruar me kosto kaq të ulët mbetje të pandara në burim ishte vetëm djegia pa respektuar kushtet teknike, pra pa arritur temperaturën e furrës, dhe duke çaktivizuar filtrat. Pra procesi në vend të të ndodhte në qiell të hapur, do të ndodhte në një ndërtesë në dukje industriale, duke rritur kostot shëndetësore të popullatës.
Elementi tjetër që duhet vlerësuar me kujdes janë kostot për investimet në vazhdimësi që kërkon procesi i djegies. Përvoja e vendeve të zhvilluara ka treguar se për shkak të nevojës për përmirësime të kushtueshme, disa nga këto sipërmarrje kanë falimentuar. Të paktën 31 inceneratorë të mbetjeve të ngurta u mbyllën në periudhën midis viteve 2000 dhe 2020, kryesisht për shkak të barrës financiare të shkaktuar nga kërkesat e nevojshme për kontrollin e ndotjes.
Për shembull " për tre dekada, qyteti i Detroitit në SHBA ka paguar mbi 1 miliard dollarë për të ndërtuar dhe operuar një incinerator. 478 milionë dollarë kushtoi ndërtimi i inceneratorit, dhe një shtesë prej 179 milionë dollarësh kërkohej për pajisjet e kontrollit të ndotjes. Në vijim të rezistencës së fortë të komunitetit dhe veprimeve ligjore kundër 600 shkeljeve të emetimeve të gazrave nga kompania, në periudhën 2014-2019, kompania e mbylli papritur objektin në vitin 2019 pasi u identifikuan nevoja për përmirësime të kushtueshme edhe të pa përballueshme . Ndërkohë që funksiononte impianti i djegies së mbetjeve, qyteti humbi 2.6 milion USD shpenzime shëndetësore çdo vit”.
Thënë këto, qeveria duhet të kuptojë që modeli financiar i djegies me kosto të ulta që ofron Zoto, është një marrëzi që duhet të braktiset një orë e më parë . Llogaritë duhen bërë nga e para . Por jo nga “Bllakot , Aldat , Albat , apo Ahmetajt” , të cilët për të keqen tonë qeveria e tanishme i ka edhe më me shumicë, por nga ekspertët .
Para se ti vendosim në punë duhet të jemi të sigurt që i kemi kapacitetet financiare që në oxhakun e Fierit apo Elbasanit zogjtë të ngrenë folenë ne të kundërt duhet ti braktisim, sado të jenë humbjet e shkaktuara deri tani.
Përndryshe nga tymi të Zotos nuk do të na shpëtojë dot as Zoti!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38