Flash News

E-TJERA

"Ish-zyrtari i lartë i dërgoi email", Lala: Informacionin e parë që i shkoi DEA-s pas thirrjes publike

"Ish-zyrtari i lartë i dërgoi email", Lala: Informacionin e

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje së fundmi në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Narkotikëve, DEA, nëse kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga.

Pas thirrjes publike, duket se kanë nisur të shkojnë edhe informacionet e para. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se një ish zyrtar i lartë, është i pari që ka dërguar email me informacione të tilla tek DEA.

“DEA ka dëshmuar që e garanton anonimatin e informatorit. Kushdo që do të flasë, nuk do të dalë dhe ekspozohet në publik.

Duke mos patur besim te autoritetet shqiptare, duke patur dyshime të forta për përfshirjen e njerëzve të politikës, biznesit, në trafikun e drogës, është gjetur si një mënyrë për të grumbulluar informacion.

Një ish zyrtar i lartë ka qenë emaili i parë që i ka vajtur DEA-s", tha Lala.

 

Të fundit