Flash News

E-TJERA

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së u dekorua nga kryebashkiaku i PS, i pranishëm Gjiknuri dhe Agron Nezaj (personi A)

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së u dekorua nga kryebashkiaku i PS, i

Ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane për një sërë akuzash është dekoruar në Shqipëri dy vjet më parë nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi.

Në një postim në Facebook, kryebashkiaku shkruan se e ka dekoruar ish zyrtarin amerikan me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’, ndërsa i pranishëm është edhe Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS, si dhe Agron Nezaj që sipas VOA është përshkruar në dosjen amerikane si personi A.

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së u dekorua nga kryebashkiaku i PS, i

 “Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht ti dorëzoj medaljen e akorduar  ‘Mirënjohja e Tropojës’ z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob, FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë  ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij, bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj’, shkruan Byberi në 23 shtator 2021.

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së u dekorua nga kryebashkiaku i PS, i

Charles McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.  

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së u dekorua nga kryebashkiaku i PS, i

Të fundit