Flash News

E-TJERA

“Isha me nënën kur dëgjova krisma”, dëshmia e vëllait të Nikolin Lekstakajt

“Isha me nënën kur dëgjova krisma”, dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e vëllait të Nikolin Lekstakaj, 42-vjeçari i cili u ekzekutua pasditen e djeshme, si vijim i sagës së gjakmarrjes mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Vëllai i Nikolinit ka rrëfyer se viktima sapo ishte kthyer nga Tirana. Ai i kishte kërkuar makinën pasi do të shkonte në market për të blerë diçka. Vëllai i 42-vjeçarit thotë se ai ka qëndruar në banesë me nënën, në momentin që ka dëgjuar krisma armësh.

Sipas tij, nuk e mendonte që ishte ekzekutuar vëllai i tij dhe se lajmin e ka marrë vesh më vonë.

Sipas dëshmive të familjarëve të viktimës, Nikolin Lekstakaj nuk ruhej dhe lëvizte i lirë pasi nuk i druhej ndonjë atentati.

Të fundit