Flash News

E-TJERA

Ishim mirë kur ishim keq? Fondacioni gjerman dhe Politiko promovojnë librin “Nostalgjia postkomuniste”

U promovua sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare (Këndi Amerikan) libri “Nostalgia Postkomuniste”, botim i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Politiko. Libri është një përmbledhje tekstesh të studiuesve të ndryshëm, kryesisht të huaj por edhe shqiptarë, të dukurisë së nostalgjisë në vendet e Europës lindore pas rënies së komunizmit. Drejtori i KAS Tobias Rutershoff tha se ky libër është një kontribut i rëndësishëm, edhe në kuadër të Ditëve të Kujtesës-të cilat prej disa vitesh mbështeten nga Fondacioni dhe kanë në qendër raportet e shëndetshme të shoqërisë me të shkuarën komuniste. Drejtori i Politiko, Alfred Lela tha se libri vjen në kohën e duhur, por botimi i tij është në të njëjtën kohë lajm i keq, sepse dëshmon se Shqipëria nuk e ka vendosur ende raportin me të shkuarën.

Studiuesja Maria Todorova, një prej editorëve të librit, në një lidhje online nga Parisi ka shprehur habinë për botimin e këtij libri me idenë se raportet me të shkuarën komuniste janë kryesisht diskutime të shterruara në vendet e Lindjes, por duke pranuar se Shqipëria është një realitet tjetër. Studiuesi Mark Marku theksoi se në Shqipëri ka një debat hipokrit mbi komunzimin, kjo sepse të dhënat kryesore mbi krimet e tij janë zhdukur qëllimisht dhe ka tendenca për estetizimin e tij. Luljeta Lleshanaku, kontribuese në këtë libër ashtu si Marku, është ndalur te komercializmi i trashëgimisë komuniste dhe glorifikimi i saj duke përmendur ndër të tjera filmat e Kinostudios Shqipëria e re të cilët transmetohen pa filtra.

Përkthyes të librit janë Marsel Lela dhe Ina Xhani, ndërsa redaktore Lila Plasari.

Ishim mirë kur ishim keq? Fondacioni gjerman dhe Politiko promovojnë

Thanë për librin

“Këto ese dinamike përbëjnë një përmbledhje të rrallë, që është më e mirë sesa secila prej tyre veç e veç. Të kufizuara nga një Parafjalë dhe Pasfjalë thelbësore, ato përmbysin ‘diagnozën standarde të nostalgjisë’, të hasur në të gjithë ish-bllokun sovjetik, duke refuzuar konceptin popullor se europianolindorët disi përndiqen nga e kaluara, dhe e ilustrojnë repertorin e politikës kulturore postkomuniste bashkëkohore në kulmin e sofistikimit të vet.”

-Bruce Grant, New York University

Ishim mirë kur ishim keq? Fondacioni gjerman dhe Politiko promovojnë

Mbi autorët

Mark Marku u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1994. Ndoqi studimet në Institutin e Gazetarisë Robert Schuman, Anger, Francë (1995-1996). Kreu ekuivalentimim e diplomës në Facolta di Lettere e Filosofia, Universita degli Studi di Roma, La Sapienza, Itali (1999- 2002). Studimet doktorale i kreu për shkenca Informacioni dhe Komunikimi në Universitetin Panthéon- Assas, Paris II, Francë. Ka qenë kryeredaktor i gazetës ‘Zëri i Rinisë’ (‘94 – ‘95). Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Komitetit të Kulturës të Këshillit të Evropës. Gjatë viteve 2009-2013 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë ku ka qenë nënkryetar i Komisionit të Mediave dhe Edukimit. Ka botuar dhjetëra shkrime studimore për letërsinë dhe median në revista dhe gazeta të ndryshme, si dhe ka referuar në dhjetëra konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Eshtë shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës

Luljeta Lleshanaku është shkrimtare shqiptare, autore e njezet e katër vëllimeve me poezi të botuar në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Prej vitesh punon si drejtuese e Departamentit të Studimeve, në Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Është autore dhe bashkëautore e shtatë vëllimeve të kolanës “Zërat e kujtesës” (2012-2021), një 508

projekt i cili bazohet në mbledhjen dhe publikimin e dëshmive të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet në Shqipërinë komuniste.

Daphne Berdahl ka qenë Profesore e Asociuar e Antropologjisë dhe Studimeve Globale në Universitetin e Minesotës. Autore e librit Where the World Ended: Re-Unification and Identity in the German Borderland (1999) dhe bashkëredaktore (me Matti Bunzl dhe Martha Lampland) e Altering States: Etnographies of Transition in East Central Europe and the Former Soviet Union (2000). E njohur gjerësisht si teoricienia kryesore e tranzicionit nga socializmi shtetëror në kapitalizëm, si dhe një nga etnografet më të mira të disiplinës, ka dhënë kontribute të rëndësishme në Antropologjinë e vendeve kufitare, kujtesës dhe konsumit. Në prag të ndarjes së parakohshme nga jeta, më 2007, ajo po punonte me dy projekte librash, njëri mbi politikën e kujtesës në ish-RDGJ dhe tjetri mbi marrëdhëniet midis konsumit masiv, globalizimit dhe ndryshimit të kuptimeve, vizioneve, gjërave që kanë rëndësi dhe praktikave të nënshtetësisë në Gjermaninë e pasMurit. Artikujt nga këto projekte, së bashku me ese të tjera, u mblodhën në një vëllim On the social life of Postsocialism: Memory, Consumption, Germany (2010), redaktuar nga Matti Bunzl.

Dominic Boyer, Profesor i Asociuar i Antropologjisë në Rice University. Ka botuar shumë artikuj mbi median, njohuritë dhe tranzicionet postsocialiste në Europë dhe aktualisht po hulumton efektet shndëruesee të medias dixhitale në gazetarinë e lajmeve dhe teorinë sociale. Është autor i dy librave: Spirit and System: Media, Intellectuals and the Dialectic in Modern German Culture (University of Chicago Press, 2005) and Understanding Media: A Popular Philosophy (Prickly Paradigm, 2007).

Donna A. Buchanan, Profesore e Asociuar e Muzikës dhe drejtore e ansamblit muzikor "Balkanalia" në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana Champaign’, ku jep lëndë në Etnomuzikologji dhe kulturat muzikore të Ballkanit, Rusisë dhe Euroazisë. Është autore e Performing Democracy: Bulgarian Music and Musicians in Transition (University of Chicago Press, 2006) dhe e një përmbledhjeje të botuar, Balkan Popular Music and the Ottoman Ecumene: Music, Image, and Regional Political Discourse (Scarecrow Press, 2007).

Fedja Buric, Asistent Profesor në Bellarmine University në ShBA. Ka doktoruar në Histori në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’, specializuar në historinë moderne të ish-Jugosllavisë. Disertacioni i tij i mbrojtur në këtë universitet studion martesat e përziera në Bosnje-Hercegovinë.

Gerald W. Creed, Profesor i Antropologjisë në Hunter College dhe në CUNY Graduate Center, ku është gjithashtu drejtor ekzekutiv i Programit të Antropologjisë. Ka kryer kërkime në Bullgari që prej vitit 1987, për çështje të ekonomisë politike agrare, të ritualit dhe identitetit. Libri i tij Domesticating Revolution: From Socialist Reform to Ambivalent Transition in a Bulgarian Village (Penn State Press, 1998), fitoi çmimin e Librit të Vitit 1998, nga Shoqata e Studimeve Bullgare. Libri Masquerade and Postsocialism: Ritual and Cultural Dispossession in Bulgaria (Indiana University Press, 2010), përdor rite spektakolare bullgare të pantonimisë për të sfiduar modelet shkencore të postsocializmit.

Diana Georgescu, lektore në University College -Londër. E doktoruar për Histori në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’, ku është e specializuar në Historinë e Europës Lindore dhe Juglindore. Disertacioni i saj merret me kujtimet e brezave dhe ndërtimin ideologjik të fëmijërisë në Rumaninë socialiste. Është autore e disa artikujve mbi nostalgjinë postkomuniste, intelektualët midis luftërave, nacionalizmin dhe narrativat gjinore të identitetit europian në mediat postkomuniste.

Zsuzsa Gille, Profesore e Asociuar e Sociologjisë në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’. Autore e From the Cult of Waste to the Trash Heap of History: The Politics of Waste in Socialist and Postsocialist Hungary (Indiana University Press, 2007), Paprika, Pigs, and Predestination in Hungary: The Cultural Politics of the Eastern Enlargement of the European Union, si dhe bashkautore e Global Ethnography: Forces, Connections and Imaginations in a Postmodern World (University of California Press, 2000). Është gjithashtu redaktore e ftuar e grupit tematik të Slavic Review mbi Natyrën, Kulturën dhe Fuqinë e Europës Lindore, Rusinë dhe Euroazinë (Pranverë 2009).

Harriet Murav, Profesore në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Literaturës e Letërsisë Krahasuese dhe Botërore në Universitetin e Illinois-it. Autore e tre librave, Holy Foolishness: Dostoevsky's Novels and the Poetics of Cultural Critique, Russia's Legal Fictions, and Identity Theft: The Jew in Imperial Russia and the Case of Avraam Uri Kovner, bashkëbotues e Photographing the Jewish Nation si edhe e punimeve mbi ligjin dhe letërsinë, dhe letërsinë e kulturën ruse të shekullit të njëzet. Gjithashtu, ka punuar me Ekspeditat Etnografike (me Eugene M. Avrutin) dhe një studim të letërsisë sovjetike jidishe dhe ruso-hebraike të shekullit të njëzetë.

Maya Nadkarni, Ass/Profesore e Antropologjisë në Swarthmore University. Ka mbaruar studimet postdoktorale në Institutin Harriman të Columbia University, për Studime Ruse, Euroaziatike dhe të Europës Lindore. U doktorua në Antropologji kulturore më 2009 në të njëjtin universitet. Hulumtimet e saj fokusohen në çështjet e kujtesës, kombit dhe sfidës së subjektivitetit historik në Hungarinë postsocialiste.  

Tanja Petroviç, studiuese në Qendrën Kërkimore Shkencore në Lubjanë dhe Asistent Profesore në Universitetin e Nova Garica. Interesat e saj studimorë janë ndërthurja e fenomeneve gjuhësore, shoqërore dhe kulturore në Ballkan dhe në Europën Qendrore, me theks tek ideologjitë dhe kujtesa. Është autore e The Ritual Toast of Balkan Slavs (2006), The Serbs of Bela Krajna and Their Language Ideology in the Process of Language Shift (2006, 2009) dhe A Long Way Home: Representations of the Western Balkans in Political and Media Discourses, si edhe e artikujve dhe kapitujve të shumtë në vëllime të redaktuara mbi identitetet dhe proceset gjuhësore dhe kulturore në ish-Jugosllavi.

Ishim mirë kur ishim keq? Fondacioni gjerman dhe Politiko promovojnë

Tim Pilbrow, u doktorua (2001) në Antropologji Socio-kulturore në New York University, me një disertacion mbi ndryshimin e konceptualizimeve të identitetit kombëtar në Bullgarinë e pas vitit 1989, parë nga këndvështrimi avantazhues i lëndës së Historisë së shkollës së mesme. Ka botuar disa artikuj mbi këtë temë. Ka kryer kërkime etnografike në lidhje me pretendimet për tokat aborigjene, si Antropolog i Lartë në Native Title Services Victoria, në Melburn, Australi.

Anke Pinkert, Profesore e Asociuar e Studimeve Gjermane dhe Kinemasë në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’. E mori doktoraturën nga Universiteti i Çikagos në vitin 2000. Është autore e librit Memory and Film in East Germany (Indiana University Press, 2008). Eseja e këtij vëllimi është marrë nga ky libër. Ka publikuar mbi literaturën gjermane, filmin dhe historinë kulturore, në gazeta, duke përfshirë German Quarterly, Seminar, and Germanic Review.  

Oana Popescu-Sandu, shefe e Departamentit të Anglishtes në Southern Indiana University. Disertacioni i saj me titull "A Vanishing Act: Gulag Narratives and their Afterlife " është një studim krahasues i narrativave gulag në Rusi, Rumani dhe Bullgari. Diplomat e saj të mëparshme janë nga universiteti i Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’, Universiteti i Europës Qendrore, Budapest, Hungari; dhe Universiteti i Bukureshtit, Rumani.

Cristofer Scarboro, Profesor i Historisë në King's College, në Wilkes-Barre, shteti i Pensilvanisë. U doktorua në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’. Është autor i një monografie mbi çështjen e humanizmit socialist në Bullgari gjatë viteve 1960 dhe 1970.

Stephanie Schwandner-Sievers, Profesore e Asociuar e Antropologjisë së Aplikuar në Bournemouth University. Ka qenë kërkuese në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Europës Lindore, në University College në Londër, ku shërbeu si bashkëpunëtorja e parë e Alex Nash për Studimet Shqiptare nga viti 1997 deri më 2003. Drejton një firmë konsulence, Anthropology Applied Limited, e cila ka prodhuar studime dhe raporte të shumta për gjykatat dhe agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka kryer punë etnografike në terren në Shqipëri që nga viti 1992 dhe në Kosovë që nga viti 2000, dhe ka botuar gjerësisht mbi politikat shqiptare të përfaqësimit dhe identitetit, ndërtimin e traditës, gjinisë, sigurisë, mitit, kujtesës, nacionalizmit dhe transnacionalizmit.

Anna Szemere mban një Doktoraturë në Sociologji dhe ka dhënë mësim në State University në Portland. Interesi i saj kërkimor qëndron në ndërveprimin e kulturës popullore, rinisë, gjinisë dhe politikës, me fokus në shoqëritë postkomuniste. Ka botuar shumë artikuj dhe kapituj librash mbi këtë temë dhe është autore e librit Up from the Underground (2001).

Maria Todorova, Profesore e Historisë në universitetin e Illinois-it, ‘Urbana-Champaign’. Publikimet e saj përfshijnë Bones of Contention: The Living Archive of Vasil Levski and The Making of Bulgaria's National Hero (2009), Balkan Identities: Nation and Memory (2004), Imagining the Balkans (1997, 2009), Balkan Family Structure and the European Pattern: Demographic Developments in Ottoman Bulgaria (1993, 2006), English travelers' Accounts on the Balkans (1987), England, Russia, and the Tanzimat (1980, 1983) disa vëllime të redaktuara, si dhe artikuj të shumtë mbi historinë shoqërore dhe kulturore, demografinë historike dhe historiografinë e Ballkanit modern.

 

Të fundit