Flash News

E-TJERA

Ishin arratisur nga burgu në Itali, kapen çifti shqiptar në Zvicër

Ishin arratisur nga burgu në Itali, kapen çifti shqiptar në

Një çift shqiptarësh është  arrestuar në Zvicër, në zonën e Weiningen të hënën, pasi ishin në kërkim nga Italia. 

Policia vuri re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Weiningen, dhe pas kontrollit të pasagjerëve të automjetit, ata nuk kishin mjet identifikimi e për këtë arsye mësohet se janë dërguar në stacionin policor.

Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44-vjeçari Emilian Bici dhe 38-vjeçarja Ermelinda Spahiu, të cilët kërkoheshin ndërkombëtarisht nga Italia, pasi ishin arratisur nga një burg atje.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia kantonale e Zyrihut sekuestroi mjete për vjedhje, ndërsa dyshja u dërgua në zyrën e prokurorit publik të Zyrih-Limmat.

Emilian Bici dhe Ermelinda Spahiu u arratisën nga burgu në Itali në nëntor 2023. Ata u dënuan në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina.

Të fundit