Flash News

E-TJERA

Ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë, shpëtohen nga policia pas një ore kërkimesh tre turistë

Ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë, shpëtohen nga policia pas

Shpëtohen nga policia tre turistë, pasi kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë.

Sipas policisë, tre të rinj duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë në Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni.

Madje, njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga kanioni.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë.

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni.

Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre.

Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit