Flash News

E-TJERA

Ishin bllokuar në Krujë, policia shpëton 3 turistë izraelitë

Ishin bllokuar në Krujë, policia shpëton 3 turistë

Policia e Krujës  ka shpëtuar 3 turistë izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret.

Po ashtu është mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zën malore.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës.

Kujtojmë që disa raste të turistëve në vendin toneë këtë javë kanë përfunduar në tragjedi. Një turist hungarez ka humbur jetën teksa e ka marrë rrjedha e lumit Osum, në kanionet e Skraparit.

Trupi i tij është nxjerr ditën e sotme pas tre ditësh kërkime nga polumbarët.

Të fundit