Flash News

E-TJERA

Ishin fshehur në kurvertën e anijes, kapen 69 emigrantë shqiptarë në Britani

Ishin fshehur në kurvertën e anijes, kapen 69 emigrantë

Një anije peshkimi me 69 emigrantë shqiptarë u bllokua nga roja bregdetare britanike. Ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes dhe duke përfituar nga moti i keq, u nisën  nga Blegjika për në portin e Harëich, të mërkurën.

Së bashku me emigrantët, policia ndaloi dhe ekuipazhin e anijes, të përbërë nga dy ukrainas dhe një letonez. Sipas mediave britanike, ky është numri më i madh i emigrantëve i ndaluar ndonjëherë nga roja bregdetare në këtë formë.

Ndërkohë Agjensia Kombëtare e Krimit ka nisur një hetim për trafikimin e emigrantëve.

“Kjo ishte qartazi një incident i rëndësishmë në përpjekje për të shkelur ligjet britanike”, tha përfaqësuesi i Agjensisë Craig Naylor.

Të fundit