Flash News

E-TJERA

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Gjermani dy shqiptarë

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Gjermani dy

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë, një 44-vjexar ndaj të cilit Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

Gjithashtu është arrestuar një 22-vjeçar, të cilin në vitin 2024 Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët gjermanë, operacioni policor i koduar “Exchange 2”.

Arrestohet në Gjermani, një shtetas që akuzohet se në vitin 2022, ka shitur kokainë në mënyrë të përsëritur në  lokalin e tij, në Pogradec.

Gjatë operacionit u kap dhe një shtetas tjetër, i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.

Si rezultat i sigurimit të  informacioneve dhe shkëmbimit të tyre, nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Ëiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Në kuadër të operacionit, Policia gjermane lokalizoi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

Të fundit