Flash News

E-TJERA

ISHMT bllokon 147 kg qese plastike

ISHMT bllokon 147 kg qese plastike

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka bllokuar 147 kg qese plastike me trashësi më të hollë se 70 mikron. Inspektorët e ISHMT-së e gjobitën me 500,000 lekë subjektin.

Kujtojmë se që prej datës 1 qershor, ndalohen të përdorin ose ofrojnë qese plastike mbajtëse me trashësi nën 70 mikron.

Referuar vendimit, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në treg qese që nuk i plotëson standardet e kërkuara dënohet me gjobë në vlerën 500,000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. 

Por vlen të theksohet se ky vendim edhe pse e ka kufizuar përdorimin e tyre, nuk i ka hequr tërësisht nga qarkullimi, pasi shumë biznese i ofrojnë.

 

Të fundit