Flash News

E-TJERA

Ishte duke hequr mbeturinat, punonjësi i pastrimit në Manëz humb jetën

Ishte duke hequr mbeturinat, punonjësi i pastrimit në Manëz humb

Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë sot teksa ishte duke hequr mbeturinat nga kampi i muhaxhedinëve në Manëz.

Viktima është Sh.T 64 vjeç i cili gjatë momentit që ishte duke pastruar ka përfunduar brenda makinerisë së mbeturinave. Mësohet se 64-vjeçari punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.

Në kohën kur ai ndodhej duke pastruar brenda kampit, makineria është bllokuar. 64-vjeçari ka shkuar ta vajisë, por dikush ka lëvizur levën e makinerisë dhe kjo ka bërë që punëtori të tërhiqet nga makineria.

Ndërkohë ende nuk ka detaje nga policia për ngjarjen në fjalë.

Të fundit