Flash News

E-TJERA

Ishte duke punuar në një pallat në Vlorë, 60-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia

Ishte duke punuar në një pallat në Vlorë, 60-vjeçari

Një punëtor ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati. Sipas njoftimit të policisë mendohet se shtetasi me iniciale A.P., ka qenë duke punuar në pallat në fazë ndërtimi dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit