Flash News

E-TJERA

Ishte duke punuar tokën/ Përmbyset zetori, humb jetën i moshuari

Ishte duke punuar tokën/ Përmbyset zetori, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën, pasi zetori me të cilin po punonte tokën është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Karjan, Gjirokastër. Viktimë ka mbetur F.D., rreth 85 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

“Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit