Flash News

E-TJERA

Ishte duke rregulluar makinën, humb jetën qytetari në Kosovë

Ishte duke rregulluar makinën, humb jetën qytetari në Kosovë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Kosovë ku një person ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit.

Teksa po rregullonte makinën, atij i ka rrëshqitur vinçi dhe si pasojë automjeti i ka rënë përmbi, duke i shkaktuar vdekjen.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura.

Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente" ka thënë Gashi.

Të fundit